
The Weeknd tha për “The New York Times” se po bojkoton zyrtarisht “Grammy”, njofton Insajderi.
Ylli i pop-it tha se nuk do të paraqesë më këngë për shfaqjen vjetore më prestigjioze të industrisë muzikore pasi nuk u nominua për asnjë çmim për hitin e tij të madh “Blinding Lights”, i cili ka kaluar 52 javë në “Top 10” në Billboard.
Lajmi vjen ndërsa organizata pas Grammys po përballet me akuza në lidhje me sistemin e saj të fshehtë të votimit dhe paragjykimet e pretenduara kundër artisteve me ngjyrë dhe femrave. Edicioni i 63-të do të transmetohet këtë të diel. /Insajderi.com