Ky bashkëpunim mes artistëve shqiptarë erdhi shumë befas

Ky bashkëpunim mes artistëve shqiptarë erdhi shumë befas

Pas lansimit të “Leje”, shumë fansa menduan që ky do të jetë projekti përmbyllës i këtij viti për Yll Limanin, njofton Insajderi.

Por Ylli ende nuk është gati të përmbyllë vitin sepse po vjen në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Dyshja gëzojnë një miqësi të mirë, por asnjëherë më parë nuk është përfolur për një bashkëpunim.

Lajmin e konfirmoi sot Dafina me anë të një postimi në llogarinë e saj, që erdhi si një befasi shumë e këndshme për këtë fund vit.

Ajo ka zbuluar se kënga do të publikohet këtë muaj, por nuk ka ndarë një datë të saktë. Kënga ka për titull “Mos shko” me tekst të shkruar nga Dafina Zeqiri dhe Elinel.

Një tjetër befasi e Dafinës ishte edhe remiksi i këngës “Vuj, vuj, vuj”, e cila u shoqërua me një videoklip ku protagonist ka komedianin, Miran Ramadani. /Insajderi.com