
Një nga DJ shqiptar më në zë, është Sardi Shehu, që për publikun njihet me emrin DJ Sardi.
Tash së fundmi ka publikuar “Take me High” në bashkëpunim me ParadoXduo, e këtyre muajve të verës nuk kanë munguar prurjet muzikore.
I ftuar së fundmi në “Pushime on Top”, ai nuk i shpëtoi edhe pyetjeve më provokative, përvec se pyetjeve në lidhje me karrierën dhe të dashurën e tij.
I pyetur se cilën këngë nuk do të luante kurrë, edhe pse njerëzit mund ta dëshirojnë pafund, Dj i njohur shqiptar ka thënë shkurt dhe prerazi: Këngët e Mozzik.
“Nuk do ta luaj kurrë edhe pse ma kërkojnë njerëzit, sidomos këngët e albumit të tij të fundit, “MozzArt”, thotë Sardi, madje edhe nëse do t’ia kërkonte partnerja e tij.
DJ nuk dha një arsye se pse u shpreh kështu.
Të paktën, nëse jeni prezent në ndonjë mbrëmje ku është prezent DJ Sardi, e dini sigurt që nuk mund të prisni të dëgjoni këngën tuaj të preferuar nga Mozzik. /Insajderi.com