Ky duhet të jetë bashkëpunimi më i papritur në industrinë shqiptare të muzikës

Ky duhet të jetë bashkëpunimi më i papritur në industrinë shqiptare të muzikës

Për vite me radhë kemi parë shumë bashkëpunime dhe gërshetimeve të zhanreve të industrinë tinë të muzikës. Por, një bashkëpunim mes Feros dhe Genta Ismajlit nuk ishte domosdoshmërisht një që prisnin ndjekësit e të dy artistëve, njofton Insajderi.

Çdo gjë është zyrtare, meqenëse videoklipi dhe kënga janë finalizuar dhe do të lansohet brenda javës.

Të dy artistët kanë publikuar në llogaritë e tyre në Instagram, sekuenca të shkëputura nga prurja e re muzikore.

U kuptua se kënga do të lansohet këtë të shtunë, por një orë e saktë nuk është specifikuar.

“SHTUNEN e djegim qeshtu si qeto flakat”, shkruan Fero në postimin e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FERO (@ferofera)

Genta Ismajli teksa shpërndan një sekuencë nga videoklipi i pyet ndjekësit e saj, “A jeni gati?”. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli)