Ky duhet të jetë reagimi më i ashpër që Rozana Radi ka bërë ndonjëherë

Ky duhet të jetë reagimi më i ashpër që Rozana Radi ka bërë ndonjëherë

Këngëtarja shumë e dashur, Rozana Radi së fundmi ka reaguar shumë ashpër në llogarinë e saj në Instagram, sa i përket njerëzve që refuzojnë të vënë maska në këtë kohë mes-pandemike, njofton Insajderi.

Në postimin e saj ajo zbulon se ka disa miq të moshës së saj, të shtruar në spital për COVID-19, që janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Këngëtarja shprehet me tone të ashpra teksa flet për situatën e Covid-19, ku thotë se nëse nuk kanë ndërmend të respektojnë rregullat “të lidhin një gur në qafë e të mbysin veten”.

Ajo më tej quan injorantë njerëzit që nuk i mbahen rregullave për distancim social, dhe po kontribuojnë dukshëm në përhapjen e infeksionit.

“Për mua çdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “injorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafë ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”, është shprehur Rozana. /Insajderi.com