
Moderatorja e emisionit, Arbana Osmani ka treguar emrin e njëri prej banorëve që do të largohet nga shtëpia e famshme në Shqipëri.
Banori që lë “Big Brother Vip” është Elhaid Cufi, derisa u përcoll nga banorët e tjerë me përqafime të ngrohta.
“Prezenca e tij me të vërtetë do të ndjehet në këtë edicion dhe do të kujtohet si një konkurrent i fortë”, tha Arbana gjatë kohës sa ai po përshëndetej.
Ndryshe, Sabiani, Beniada, Sheila dhe Ardit Çuni do të vazhdojnë qëndrimin në shtëpi.
Banorët e mbetur janë akoma të hapur për televotim dhe në rrezik që të jenë në radhë me banorin që sapo la programin.
Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që ky ish-banor të rikthehet në program, pasi që ka qenë si opsion edhe në edicionet e kaluara të “Big Brother VIP”. /Insajderi.com