Por, së fundi artistja kosovare është akuzuar nga e përditshmja ‘New York Times’ si paragjykuese ndaj hebrenjëve.
Prestigjiozja ‘New York Times’ i është referuar dhe dy modeleve Bella dhe Gigi Hadid, të tria së bashku i ka quajtur “mega-ndikuese” që kanë “përçmuar shtetin hebre” dhe “kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik”.
Pas akuzave, Dua ka reaguar menjëherë në llogarin e saj në Twitter.
“Unë hedh krejtësisht poshtë spekulimet e tmerrshme dhe të rreme të publikuara nga New York Times. Ky është çmimi që duhet paguar për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve kundrejt një qeverie izraelite veprimet e së cilës në palesinë, grupet e të drejtave të njeriut botërore dhe vet izraelite i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim. Unë mbaj këtë qëndrim sepse besoj që të gjithë – hebrenjtë, muslimanët dhe krishterët kanë të drejtën të jetojnë në paqe si qytetarë të barabartë të shtetit që zgjedhin. Rrjeti po përdor paturpërisht emrin tim për kampanjat e tyre të shëmtuara me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com