Dua Lipa kishte qëndrimet e saj të zëshme mbi ngjarjet në rripin e Gazës, në përkrahje të popullit palestinez.

“Ky është çmimi që duhet paguar për palestinezët”, Dua Lipa akuzohet nga New York Times

“Ky është çmimi që duhet paguar për palestinezët”, Dua Lipa akuzohet nga New York Times

Dua Lipa kishte qëndrimet e saj të zëshme mbi ngjarjet në rripin e Gazës, në përkrahje të popullit palestinez.

Por, së fundi artistja kosovare është akuzuar nga e përditshmja ‘New York Times’ si paragjykuese ndaj hebrenjëve.

Prestigjiozja ‘New York Times’ i është referuar dhe dy modeleve Bella dhe Gigi Hadid, të tria së bashku i ka quajtur “mega-ndikuese” që kanë “përçmuar shtetin hebre” dhe “kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik”.

Pas akuzave, Dua ka reaguar menjëherë në llogarin e saj në Twitter.

“Unë hedh krejtësisht poshtë spekulimet e tmerrshme dhe të rreme të publikuara nga New York Times. Ky është çmimi që duhet paguar për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve kundrejt një qeverie izraelite veprimet e së cilës në palesinë, grupet e të drejtave të njeriut botërore dhe vet izraelite i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim. Unë mbaj këtë qëndrim sepse besoj që të gjithë – hebrenjtë, muslimanët dhe krishterët kanë të drejtën të jetojnë në paqe si qytetarë të barabartë të shtetit që zgjedhin. Rrjeti po përdor paturpërisht emrin tim për kampanjat e tyre të shëmtuara me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com