Ky është fustani i bardhë i veçantë që ka veshur gruaja e Mc Kreshës

Ky është fustani i bardhë i veçantë që ka veshur gruaja e Mc Kreshës

Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë, ndërsa vëmendjen e madhe po e merr partnerja e tij, Erzina.

Prej kur ka dalë lajmi se reperi Mc Kresha pikërisht mbrëmë ai u martua, të gjithë ishin shumë kureshtarë për të parë se kush është vajza që ia ka marrë zemrën atij.

E pikërisht Erzina Shehu është ajo e cila ka pasur dhe vazhdon të ketë vëmendjen më të madhe gjatë asaj nate.

Ajo ka zgjedhur që për këtë natë të veshë një fustan të bardhë mjaft të veçantë, të punuar nga dizajnerja shqiptare, Saime Buleshkaj.

Ndërsa Erzina po ndihet shumë komode në këtë fustan dhe nuk po e ndal vallen që nga fillimi i ceremonisë, kur ajo hyri bashkë me babain e saj, duke kërcyer e kënduar, teksa Kresha e priste i qeshur në anën tjetër, shkruan Express.

Erzina ka zgjedhur të jetë një nuse pak më ndryshe dhe shumë moderne, ndërsa ajo njihet edhe si menaxherja e rrjetit të firmës së modës ‘Zara’ në Kosovë.