“Ky është racizëm ky është diskriminim”, Getinjo reagon pas anulimit të “Alba Festival”

“Ky është racizëm ky është diskriminim”, Getinjo reagon pas anulimit të “Alba Festival”

Festivali i muzikës shqiptare, “Alba Festival”, që pritej të mbahet në shtator në Zvicër u anulua.

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e këtij shteti, ku deklaruan se anulimi bëhet për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me coronavirus në Zvicër.

Ky festival ishte planifikuar të mbahej me  4 dhe 5 shtator në Cyrih, ku do të përformonin disa artistë nga Kosova dhe Shqipëria, si: Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Mozzik e Getinjo.

 

 

Ky i fundit ka bërë një reagim në rrjete sociale ku publikon një video të një koncerti të mbajtur mbrëmë në Zvicër ku thuhet të jenë 15 apo 20 mijë njerëz.

“Sonte në Zvicër, në qytetin e Bernit 15 ose 20 mijë njerëz. Faleminderit Zvicër që e ke anuluar Alba Festival. Kjo është e padrejtë, ky është racizëm ky është diskriminim”, ka shkruar ai.

 

 

Pas vendimit pati një reagim edhe nga organizatorët e festivalit të cilëve ju anulua edhe ankesa.

“Si asnjëherë më parë Alba Festival u mundua edhe një herë t’i mbledhë gjithë shqiptarët në Zurich me një organizim madhështor, me të gjitha kushtet që na u kërkuan për shkak të pandemisë. Ne ishim gati deri në detajet e fundit për të ju dhuruar një vikend të paharrueshëm, dhe me keqardhje të thellë ju lajmërojmë se përfundimisht Festivali u anulua, pavarësisht tentimeve dhe bisedave të vazhdueshme që kishim me zyrtarë të Kantoni-it të Zurichut”, thuhet në reagim.

 

Të njëjtit kanë ndarë një postim në InstaStory, të cilët theksojnë se kanë ngelur të befasuar nga një vendim i tillë./Insajderi.com