Rita Ora uron shqip pavarësinë e Kosovës

Rita Ora uron shqip pavarësinë e Kosovës

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka uruar për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ajo përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një video të shkurtër të videoklipit të realizuar në Kosovë.

Rita ka uruar në dy gjuhë, shqipe dhe atë angleze.

Happy Independence Day Kosovo!!! Urime 12 vjet pavaresi KOSOVA jone   throw back to Shine Ya Light Video”, ka shkruar ajo.

Rita Ora me hitet e saj ka arritur që të marrë zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, por asnjëherë nuk pushon së përmenduri prejardhjen e saj shqiptare dhe duke bërë të ditur se është shumë krenare për këtë gjë.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të saj:

Happy Independence Day Kosovo!!! Urime 12 vjet pavaresi KOSOVA jone ❤❤❤🎉🎉🎉 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰❤❤❤✨✨✨✨ throw back to Shine Ya Light Video

Gepostet von Rita Ora am Montag, 17. Februar 2020