Ky fëmijë sot është një nga emrat më të njohur shqiptarë

Ky fëmijë sot është një nga emrat më të njohur shqiptarë

Sot ai është një nga talentet shqiptare që njihet ndërkombëtarisht, por a mund ta njihni për kë bëhet fjalë në këtë foto kur ka qenë fëmijë?

Bëhet fjalë për balerinin Kledi Kadiu, i cili është bërë nostalgjik dhe ka ndarë për fansat një foto krah motrës së tij. Kjo foto bardh e zi e nxjerrë nga albumi i familjes së balerinit është shkrepur në vitin 1980. Kanë kaluar shumë vite prej asaj kohe dhe tashmë ai është një nga talentet shqiptare më në zë.

Kledi ka qenë prezent para publikut shqiptar vetëm pak kohë në parë, ku ishte anëtar i jurisë së ‘Dance with me’, por deri atëherë performancat e tij janë shfaqur vetëm në kanalet italiane. / Insajderi.com