Ky fund vit nuk mund të ishte më i bukur për këngëtaren e njohur – ajo njofton se është fejuar

Ky fund vit nuk mund të ishte më i bukur për këngëtaren e njohur – ajo njofton se është fejuar

Ariana Grande po bëhet nuse!

Këtë të diel, këngëtarja 27 vjeçare reklamoi me shumë gëzim unazën e saj nga diamanti duke shkruar thjeshtë, “Përgjithmonë e më shumë”, duke konfirmuar kështu fejesën me të dashurin e saj, Dalton Gomez, njofton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

Një burim për revistën People zbuloi, “Nuk mund të ishin më të lumtur, janë kaq të ngazëllyer. Është një kohë e lumtur për ta, prindërit e ty dyve janë të emocionuar”.

Në fillim të këtij viti, një tjetër burim për revistën kishte zbuluar se dyshja kishin nisur lidhjen në janar, teksa të dy po vetë-izoloheshin në Los Angeles gjatë pandemisë.

“Ariana nuk do që të bëjë publike në tjetër lidhje, kështu që po përpiqet ta mbajë këtë larg vëmendjes së publikut, por duket se është shumë e lumtur me Dalton”, zbuloi burimi në mars.

Në maj, çifti i lumtur bënë paraqitjen e parë publike në videoklipin e këngës “Stuck with U” që erdhi në bashkëpunim me Justin Bieber. /Insajderi.com