Ky muaj dhjetor i takon vetëm Fifit, Bardhit dhe DJ Gimi-O

Ky muaj dhjetor i takon vetëm Fifit, Bardhit dhe DJ Gimi-O

Kur Fifi konfirmoi se po vinte në një bashkëpunim me një reper, dhe më pas doli të jetë Bardhi, kjo vulosi se kënga do të jetë hit, njofton Insajderi.

Edhe pak kohë do të kalonte, ndërkohë që fansat nuk oo përmbanin më durimin dhe kënga e re u publikua sot.

Fifi, Bardhi dhe DJ Gimi-O erdhën me një bashkëpunim që quhet “Du & Ich”, e cila u publikua me 10 dhjetor.

Bashkëpunimi u shoqërua edhe me videoklip që u lansua në Youtube, e protagonistët e tij ishin çifti shumë i ndjekur në Instagram, Vjosa dhe Adhurim Maliqi.

Kënga nuk ka ende një ditë të plotë që është lansuar, e deri më tani numëron më shumë se 600 mijë klikime.

Nëse akoma nuk keni dëgjuar “Du & Ich”, ju sjellim videon më poshtë. /Insajderi.com