Ky mund të jetë burri më seksi për 2020-ën

Ky mund të jetë burri më seksi për 2020-ën

John Legend ka disa sugjerime për fituesin e këtij viti për “Sexiest Man Alive!”, njofton Insajderi.

Pasi iu dha nderi vitin e kaluar nga revista People, këngëtari 41-vjeçar është i gatshëm t’i kalojë titullin një ylli tjetër të Hollywood-it.

“Ka qenë gallatë. Më ka pëlqyer me të vërtetë teksa tallesha me veten, sepse s’e merr dot veten seriozisht kur dikush të cilëson si Njeriun më Seksi në Botë. Nuk është fakt i mirëfilltë dhe nuk duhet të merret shumë seriozisht.” – tha Legend për People.

Ai shtoi se është përpjekur të argëtohet, por është i gatshëm të heqë dorë nga titulli për t’ia lënë vendin yllit të “Aquaman”.

“Nuk e di [se kush mund të jetë], por duke iu referuar Twitter-it në kohën kur u përmend emri im, u dalluan reagimet që përmendën Jason Momoa”. /Insajderi.com