
Don Phenom tashmë është rikthyer në një nga reperat e preferuar të shqiptarëve edhe pse nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e tregut.
Talenti i tij në “rap” ka bërë që ai të fitojë zemrat e publikut.
Kishin qarkulluar thashetheme se reperi është nipi i deputetit të njohur të Shkodrës Paulin Sterkaj. Ai i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës dhe i pyetur në lidhje me këtë e ka pohur si lajm.
“Po ai është xhaxhai im. Babai, dhe disa kushërinj të tjerë janë rritur në një lagje dhe ruajnë marrëdhënie shumë të mira.”
I ngacmuar nga Fatma se ka qenë ai që e ka ndihmuar për tu bërë i famshëm reperi u përgjigj:
“Jo ky ka qenë një pasion që unë e kam pasur gjithmonë. Disa familjarë të tjerë nuk kanë qenë dakord që unë ta bëjë këtë që po bëj sepse mendonin se nuk është për familjen tonë ky lloj profesioni. Por tani që po shohin suksesin tim janë krenar dhe i pëlqejnë shumë të gjitha këngët”.
/Blitz.al/