Ky vazhdon të mbetet politikani i preferuar i reperit Mozzik

Mozzik është një nga reperët më aktiv në rrjete sociale. Postimet e tij nuk kanë të bëjnë vetëm për muzikën por shumë shpesh edhe për politikën në vend, duke theksuar vazhdimisht si të preferuarin e tij, Kadri Veselin, njofton Insajderi.

Ky vazhdon të mbetet politikani i preferuar i reperit Mozzik

Reperi po vazhdon të shprehë hapur përkrahjen e tij për Kadri Veselin. Vetëm së fundmi ai u përgjigj në pyetjen e një ndjekësi, “Cili është politikani i preferuar”, duke etiketuar në Instagram, Kadri Veselin.

Në janar të këtij viti teksa Mozzik gjendej në Kosovë, u takua me Kadri Veselin, ku më pas i dedikoi një shkrim në llogarinë e tij në Instagram.

“Takim me Lulin. Nuk është Luli i Migjenit, është Luli i idealit, sakrificës, i luftës, i shtetformimit, është njeriu që s’u lëkund kurrë nga ideja i të qenurit njëri i fjalës, burrë i shtetit. Me Komandant Lulin (Kadri Veseli), i thash edhe pse profesionet të ndryshme i kemi, por parimet i kemi njësoj, të pathyeshëm, të pa lëkundur, të dashur për njerëzit të moralshëm e familjar. Harrova parimin kryesor: Që se njohim frikën. Të uroj gjithë të mirat komandant”.

Kur Veseli ishte ftuar nga Gjykata Speciale në nëntor të vitit të kaluar, Mozzik pati reaguar sërish duke shkruar, “Shkofsh e u kthefsh faqebardhë. UÇK shkruhet, Liri lexohet”, në një postim në llogarinë e tij në Instagram. /Insajderi.com