Ky vit për Arbana Osmanin ishte si një xhiro në karusel – shumë frikë, emocione dhe lumturi

Ky vit për Arbana Osmanin ishte si një xhiro në karusel – shumë frikë, emocione dhe lumturi
Burimi i fotografisë: Instagram @ArbanaOsmani

Në ditën e fundit të vitit të ri, moderatorja Arbana Osmani ka menduar për 364 ditët e kaluara të këtij viti.

2020-ta ishte e mbushur me trishtim, në momentin që familja humbën gjyshen, e më pe dy ditë më vonë erdhi një lajm i bukur erdhi për Osmanin, ajo kishte mbetur shtatzënë.

E fokusuar në punë dhe në një shtatzëni sa më të shëndetshme, puna e saj u ndërpre si pasojë e pandemisë. Por ajo gjeti një mënyrë tjetër që të jetë sa më afër të gjithë atyre që e duan në ekran.

Çdo ditë ajo realizonte video duke na treguar receta të reja gatimi, në një kohë që Shqipëria dhe Kosova ishin në karantinë.

Kur erdhi koha që ajo të sillte në jetë foshnjën, më e dashura e saj, nëna nuk mund t’i qëndronte afër sepse kishte kontraktuar virusin. Të dy prindërit e saj arritën t’i bëjnë ballë infektimit, ndonëse ishin rastë më të rënda.

Një karrierë 20 vjecare, këtë vit u shpërblye me një nga kontratat më të rëndësishme financiare dhe ndërkohë ajo po ndërtonte shtëpinë e saj të ëndrrave.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Arbana Osmanit në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)