Kyetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka mirëpritur promovimin e turneut promovues të reperit Mozzik

Kyetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka mirëpritur promovimin e turneut promovues të reperit Mozzik

Reperit Mozzik duket sikur i është bërë shprehi të marrë vëmendje sa herë që vjen në Kosovë. Përderisa herën e fundit ishte një konferencë për media pas skandalit me Loredanën, ish gruan e tij, kësaj radhi ai ka zgjedhur një mënyrë të jashtëligjshme për të promovuar albumin.

Në një kohë kur ndalimi i tubimeve është një prej masave të marra kundër epidemisë Covid 19, këngëtari ka ardhur të promovojë albumin në të gjitha qytetet e Kosovës duke mbledhur turma të mëdha të grumbulluara pa i respektuar as në mënyrë minimale masat.

Mirëpo, kryetari i Deçanit duket se ndan të njëjtën moskokëçarje lidhur me rregullat kundër virusi, sikur Mozziku dhe fansat e tij.

I pari i komunës së Deçanit në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook i ka uruar mirëseardhje reperit dhe ka publikuar fotografi nga turneu i tij.

Gjithsesi Bashkim Ramosaj të fund të postimit u tregua i kujdesshëm të i luste adhuruesit e Mozzik që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën./Insajderi.com