Kylie Jenner flet për tradhtinë e shoqes së ngushtë me të dashurin e motrës

Kylie Jenner flet për tradhtinë e shoqes së ngushtë me të dashurin e motrës

Kylie Jenner  ka thyer heshtjen në lidhje me skandalin e tradhtisë së shoqes së saj të ngushtë Jordyn Woods në episodin e fundit të KUWTK.

Episodi i ardhshëm Keeping Up With The Kardashians do të trajtojë tradhtinë e Jordyn me të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Woods, e cila ka qenë prej shumë vitesh shoqe e ngushtë e miliardes, u kap mat me të dashurin e Khloe.

Ndërsa Khloe dhe Jordyn folën shumë për dramën, Kylie qëndroi në heshtje që kur doli lajmi.

Dhe në një video promovuese të episodit, zbulohet momentin kur Kylie i thotë nënës së saj, Kris se: “Jordyn e dreqosi punën.”

Promo e episodit është jashtëzakonisht dramatike, ndërsa Kris dëgjohet duke thënë: “Kjo do të ndryshojë marrëdhëniet e tyre përgjithmonë”, duke iu referuar Kylie dhe Jordan.

Më pas iu drejtuar Kylie: “Për ty dhe Jordyn, është si një divorc.”

“As nuk e di nëse duhet t’ju them këtë”, thotë një zë, që duket se është Larsa Pippen,  në telefon. “Këmbët e saj ishin si në mes të këmbëve të tij”, një tjetër zë i thotë Khloe,  në telefon ndërsa dëgjon duke fshirë lotët.

Kylie pastaj mund të dëgjohet duke qarë në telefon dhe thotë: “Pamja në sytë e saj, ajo me të vërtetë po e vuan këtë gjë.”

Është e qartë se ajo merr anën e motrës së saj në të gjithë dramën, duke i thënë Khloe: “Ti e di, unë të dua.”

Khloe dhe Tristan janë prindër të një vajze, True që lindin në prill të vitit të kaluar.

Jordyn u kap me basketbollistin gjatë një feste. Dhe raportohet se tani, 21-vjeçarja që jetonte në banesën e Kylie është larguar dhe flasin rrallë me njëra-tjetrën.