
Kylie Jenner pati një të shtunë aspak të këndshme, teksa po dilte nga një dyqan që shet gëzof. Sipas TMZ, ajo u sulmua nga protestues që e quajtën atë një përbindësh, njofton Insajderi.
Modelja po dilte nga “Moncler” në Beverly Hills, kur aktivistë të të drejtave të njeriut të pajisur me mëgafona, rrethuan makinën e saj duke thirrur, “turp të të vijë”, “ti je një përbindësh” dhe “kafshët rripen nga lëkura të gjalla”.
Grup bllokoi rrugën e makinës së saj të tipit “Rolls Royce” teksa shoferi privat, po përpiqej të bënte rrugë për t’u larguar.
Një nga truprojet e saj po përpiqej të largonte një nga protestuesit, teksa dy nga ata u futën edhe në makinën e saj.
Kylie është kritikuar më parë për veshjet nga gëzofi dhe lëkura e kafshëve sidomos vitin e kaluar kur ajo dhe Stassie kishin veshur pallto lëkure Foxy nga Saks Potts, një pallto e bërë me lesh dhelpre.
Burime pranë ngjarjes treguan për TMZ se protesta e grupit për të drejtat e kafshëve po ndodhte në rrugë ndërsa Kylie po bënte pazar në Moncler.
Ata besojnë se dikush nga dyqani informoi për vendndodhjen e Kylie dhe më pas ata i bënë pritë në momentin që ajo doli nga aty. /Insajderi.com