
Edhepse klubet e natës si duket nuk do të hapen këtë vit, albumi i ri i Kylie Minogue do të na bëj të vallëzojmë në shtëpi, para pasqyrës.
Ikona e muzikës dance Kylie Minogue ka lajmëruar që albumi i saj i ri do të dalë në datën 6 nëntor të këtij viti, raporton Vulture, shkruan Insajderi.
Albumi mban titullin premtues “Disco” dhe shpresojmë që ky album do të jetë anthema e vjeshtës.
Një burim ka rrëfyer për “The Sun” që zhanri i albumit do të jetë “Disco Classic”, duke shtuar që ky album do të përmbajë gjithçka që kemi dashur nga Kylie.
Albumit do të i paraprijë një single si dhuratë për publikun, e cila quhet “Say Something” dhe është lansuar më 23 korrik./Insajderi.com