Në pritje të padurueshme nga fansat për sezonin e pestë të, La Casa De Papel, derisa është afër përfundimit të prodhimit, aktorët janë duke njoftuar me lamtumirë të këtij seriali, njofton Insajderi.
I pari i serialit, Alvaro Morte, i cili njihet si “Profesori”, përmes një video postimi në rrejtin social Instagram, ka treguar se ky do të jetë sezoni i fundit.
“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Faleminderit nga të gjithë për gjithqka: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë mënyra se si jam argëtuar me ty. Faleminderit”, ka shkuar Alvaro.
Netflix zyrtarisht pranoi që sezoni 5 i Money Heist po vjen në gusht të vitit 2020. Mjerisht, ata gjithashtu konfirmuan që “Heistit i vjen fundi” që do të thotë se sezoni 5 do të jetë pjesa e fundit e serialit spanjoll. /Insajderi.com