
Moderatoi i njohur Labinot Gashi u bë baba për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas. Bashkëshortja e tij Qendresa, solli në jetë një vajzë që çifti e bekoi me emrin e veçant, Rroa.
Në profilin e tij në ‘Instagram’, Labi nuk i ka kursyer dedikimet si për të vogël, ashtu edhe për bashkëshorten e tij. Sot, Qendresa feston ditëlindjen dhe urimin e Labinotit për partneren me siguri e kanë zili të gjitha femrat.
“Për gruan e jetës sime: uroj ta dish se sa jam i lumtur që jemi bashkë, dhe bashkë krijuam familjen tonë. Jeta ka mjaft ditë të bukura dhe jo shumë të mira, ne kemi zgjedhur që me dashurinë e zemrave tona ti kalojmë bashkë të gjitha momentet e jetës, dhe ky bashkim më bën mua burrë të mirë për një grua të mirë sa je ti. Urime mami i Rroas. Të dua”, shkruan Labi krahas fotos me gruan.