Labi i bën dedikim të veçant gruas së tij

Labi i bën dedikim të veçant gruas së tij

Moderatoi i njohur Labinot Gashi  u bë baba për herë të parë  në dhjetor të vitit që lamë  pas. Bashkëshortja e tij Qendresa, solli në jetë  një vajzë që çifti e bekoi me emrin  e veçant, Rroa.

Në profilin e tij në ‘Instagram’, Labi nuk i ka kursyer dedikimet si për të vogël, ashtu edhe për bashkëshorten e tij. Sot, Qendresa feston ditëlindjen dhe urimin e Labinotit  për partneren me siguri e kanë zili të gjitha femrat.

“Për gruan e jetës sime: uroj ta dish se sa jam i lumtur që jemi bashkë, dhe bashkë krijuam familjen tonë. Jeta ka mjaft ditë të bukura dhe jo shumë  të mira, ne kemi zgjedhur që me dashurinë e zemrave tona ti kalojmë bashkë të gjitha momentet e jetës, dhe ky bashkim më bën mua burrë të mirë për një grua të mirë sa je ti. Urime mami i Rroas. Të dua”, shkruan Labi krahas fotos me gruan.