Vjosa Osmani ka deklaruar se me ligjin e ri, që veç kaloi dje në lexim të parë në Kuvend, kush thotë “s’ka virus” do të dënohet. Këngëtari Labi që ka thënë “s’ka virus”, me ironi po thotë se tash po frikësohet se mos po e “lidhë” Osmani.
Këngëtari Labinot Tahiri, i cili tash e sa kohë po mohon egzistencën e virusit Covid-19 nuk mund të rrinte pa reagur pas deklaratës së Vjosa Osmanit dje në kuvend, sipas të cilës përhapja e dezinformatave lidhur me virusin do të dënohet me futjen në fuqi të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Territorin e Kosovës, që u vota dje në lexim të parë, raporton Insajderi.
“Me këtë ligj do të sanksionohen personat fizik dhe juridikë që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amendamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformimet e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar.”
Labi në një story të postuar në llogarinë e vetë në Instagram ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke përfunduar në akuza ndaj Osmanit, punëve të qeverisë, korrupsionit e problemit të konsumimit të drogave.
“Runu se ka me ju lidh tash Vjosa Osmani, e po pres mos po më lidh edhe mua, e se bashku me mua edhe shumë ndërkombëtarë që thonë lloj-lloj deklarata lidhur me Virusin! E bre Vjosa tybe unë nuk ju kam thënë me dalë sonte këtyre të rinjëve e mos jau prishni lumturinë! Punoni për Liberalizim se i keni lan mbyllur dhe bëni ligje për me ndal drogën ndaj te rinjëve dhe hajninë ku berdhama vjen prej Kuvendit. Qao qao Vjosa. Me respekt, Labi-FKSH”./Insajderi.com