Labinot Tahiri dhuron mijëra euro për fondin e çlirimtarëve: “Atje nuk i çoi shqiptari por Serbia”

Labinot Tahiri dhuron mijëra euro për fondin e çlirimtarëve: “Atje nuk i çoi shqiptari por Serbia”
Burimi i fotografisë: Labinot Tahiri/Facebook

Këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se ka ndarë një shifër të konsiderushme parash që do shkojnë në fondin për të akuzuarit në Hagë, njofton Insajderi.

Ai thotë se zgjedhjet janë kryer dhe fokusi duhet të kthehet tek beteja ligjore e clirimtarëve të Kosovës.

Më tej shton se duhet kontribuuar në blerat e luftës, sakaq shton se të hënën paratë e ndara, nga dy mijë euro për secilin të akuzuar, do të deponohen në fondin e krijuar enkas për ta.

“Tê dashur qytetarê, zgjedhjet janê kryer dhe tani duhet ti kthehemi realitetit që ka të beje me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR. Se a dalin të pa fajshëm për luften e Kosovës, duhet te dalin, por a denohen apo jo nuk e di , neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS”, shkrun ai.

Labi shkruan se atje i ka dërguar Serbia e jo shqiptari, andaj paratë do të dhurohen për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.

“Ne ditën e hëne, do ti deponojmë në fondin e tyre nga 2000€. Pra pêr komandanin e luftës, z. Hashim Thaqin me shokët: Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj dhe z. Gucatin. Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!”, përfundon njoftimin këngëtari. /Insajderi.com

🟥 NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!
Vazhdojmë…!

Tê dashur qytetarê, zgjedhjet janê kryer dhe tani duhet ti…

Posted by Labinot Tahiri on Tuesday, February 16, 2021