Labinot Tahiri niset për pushime në Spanjë me familjen

Labinot Tahiri niset për pushime në Spanjë me familjen

Labi, një prej personaliteteve më kontraverse të kohëve të fundit, është bërë shpesh temë e mediave dhe individëve për shkak të mohimit të tij të virusit Covid-19.

Deklaratat e tij herë qesharake e herë edhe të rrezikshme për shkak që përhapin dezinformata e sigurojnë të jetë në qendër të vemendjes, raporton Insajderi.

Në llogarinë e tij në Instagram Labi ka publikuar një foto përmes të cilës na informon që bashkë me familjen është nisur të kalojë pushimet në Spanjë.

Ai ka shkruar: “Pas dy viteve ua lejova familjes të udhëtojnë së bashku me avion drejtë Spanjës.”

Ai nuk ka treguar më shumë detaje se pse nuk ua kishte lejuar më parë familjes të udhëtojë me aeroplan./Insajderi.com