Labinot Tahiri pas aksidentit tragjik në Kroaci: Mërgimtarët po japin edhe jetën për Kosovën

Labinot Tahiri pas aksidentit tragjik në Kroaci: Mërgimtarët po japin edhe jetën për Kosovën

Këngëtari, Labinot Tahiri ka thënë së është shumë i pikëlluar më lajmin tragjik për vdekjen e 10 personave nga Kosova në aksident në Kroaci.

Ai ka thënë së mërgimtarët po japin edhe jetën për Kosovën.

“Si popull, aq sa na bëjnë krenarë sukseset, të cilat shpërblehen me medalje të arta nga vajzat e djemtë tanë të kësaj toke; po aq, na bëjnë krenarë vëllezërit e motrat tona në mërgim, që gjithçka na sjellin në atdheun tonë, madje edhe jeta po qe se bëhet fjalë, ata edhe atë e dhurojnë për këtë vend”, ka deklaruar ai.

Labi ka shkruar se pa marrë parasysh se si është e se sa zgjatë rrugëtimi, për ta çdo gjë konsiderohet të jetë e lehtë nëse destinacioni është Kosova, Shqipëria, shtëpitë e tyre.

Ai më tej, ka theksuar se shpresojë se mjaftueshëm mësuam dhe kuptuam se sa të shenjtë janë mërgimtarët.

“Zot, ngushëllo familjet e të vdekurve dhe të gjithë popullin tonë për vdekjen e atyre, që sot humbën jetën duke ardhur në vendlindjen e tyre”, ka përfunduar Labi./Insajderi.com