Labinot Tahiri për koronavirusin: ‘Ky virus nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut’

Labinot Tahiri për koronavirusin: ‘Ky virus nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut’

Labinot Tahiri pati përfshirje aktive në shërimin e dy djemve nga Kosova që vuanin nga leukemia akute. Ai përveç se dhuroi për fondin e shërimit të djemve, u kujdes që vetë të mblidhte para në qytete nga vinin djemtë.

Gjatë ditës së djeshme ai hyri në llogarinë e tij në Facebook, për të dhënë lajmin e mirë se dy djemtë, Arditi dhe Shpëtimi tejkaluan sfidat shëndetësore.

Më pas gjatë shkrimit të tij, ai cek se virusi COVID 19, virus ky që ka thelluar vështirësitë e popullit tonë, nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut të pistë.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Edhe ARDITI DHE SHPËTIMI SHPËTUAN!

Popull i dashur, në vend te rrenave të virusit Korona, ne po vazhdojme hakikat me u përballë me realitetin, duke shpëtuar te rinjët që këtu nuk mund t’i shpëtoj kush nga Leukemia Acute!

Vëllezer e motra, ndoshta gjithkujt iu kam duk hajgaregji, por kështu si hajgaregji ua publikoj listen nje ditë,
sa djali e vajza janë kthyer shendosh e mirë në shtëpi.

Mbi 100 raste!

Fatkeqesisht për njerëzit më hallegji në vendin tonë, vazhdon neglizhenca dhe injorimi, si nga instuticionet ashtu dhe nga nje kategori, por ne kurrë nuk do të ndalemi për qytetarët tanë, nën amblenën KOSOVË – SHQIPËRI!

Ky “VIRUS KORONA” nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut të pist.

Vazhdojmë të shpëtojmë jetë njerezish.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë”. /Insajderi.com

Edhe ARDITI DHE SHPËTIMI SHPËTUAN! Popull i dashur, në vend te rrenave të virusit Korona, ne po vazhdojme hakikat me u…

Gepostet von Labinot Tahiri am Donnerstag, 11. Juni 2020