Këngëtari ferizajas ka javë të tëra që po tregohet dyshues për ekzistencën e coronavirus-it. Ndër të tjera ai po lobon vazhdimisht në anulimin e masave që po ndalojnë organizimin e dasmave dhe ahengjeve që kërkojnë numër të madh njerëzish, fizikisht të pranishëm.
Në llogarinë e tij në Instagram, ai ndau një insert të shkurtër të Zaçe Islami teksa i ftuar në studion e emisionit 7 pa 5 në Vision plus, flet për vaksinën e coronavirus-it dhe pse njerëzit duhet ta kundërshtojnë, njofton Insajderi.
“E po nuk jam i vetmi që mendoj! E dyta ju lus që herë do kurë mos pranoni vaksinën në trupin tuaj sepse te merr mali….. para kohës. Ju duaaaa sa vetën”, shkruan ai në postimin e tij.
Spekulimet në lidhje me një vaksinë të ardhshme të coronavirus-it janë duke u shtuar dhe postimet në media nga fushatat kundër vaksinimit po fitojnë më shumë vëmendje në internet.
Ajo për çfarë po flet Islami në insert, mendimin e të cilit mbështet edhe Tahiri është një teori konspirative në lidhje me vaksinën për koronavirus (e cila në fakt ende nuk është inxhinieruar).
Sipas kësaj teorie, pandemia e coronavirusit është një kamuflazh i Bill Gates i cili po planifikon, që përmes injekitimit të vaksinave të insertojë mikroçipe në popullin e botës, të cilat gjurmohen dhe mundëson një kontroll të ri mbi botën. /Insajderi.com