“Amanet mos më harro” është mesazhi që jep në baladën e tij të re, këngëtari – Labinot Tahiri.
Kënga e gjatë mbi dy minuta është publikuar e shoqëruar me videoklip, që është realizuar nga XL Films, shkruan Insajderi.
Sekuencat e klipit siç shihet në video janë filmuar kryesisht në ambient të mbyllur ku mbretërojnë ngjyrat e zbehta.
Teksti në përgjithësi flet për dashurinë që po tretet, e të cilin është përkujdesur ta shkruaj Fuego derisa muzikën Labi ia ka besuar, Bini Diezit.
Balada ka nisur të komentohet me të madhe si në rrjetet sociale të këngëtarit po ashtu edhe YouTube ku komentet pozitive e kanë vërshuar në çdo anë.
/ © Insajderi /