Labinot Tahiri shprehë ngushëllime për vdekjen e 24-vjeçares

Labinot Tahiri shprehë ngushëllime për vdekjen e 24-vjeçares

Para tre ditësh, djali i Labinot Tahirit kishte lajmëruar atë për një rast që kërkonte ndihmë, për shërim jashtë shtetit. Valentina Ibrahimi, 24 vjeçare nga Ferizaj u diagnostikua me leukemi akute, dhe familja kërkonte një shumë të madhe për trajtim jashtë vendit, njofton Insajderi.

Këtë periudhë këngëtari ishte jashtë shtetit dhe nuk po planifikonte të kthehej për dy javë. Në mëngjesin e 17 nëntorit, ai u nis për Kosovë për t’iu bashkuar të gjithë qytetarëve që ishin mobilizuar për të mbledhur të holla për familjen Ibrahimi.

Mbledhja e fondeve vazhdoi për disa ditë, në lokale, në shkolla, në rrugë shiteshin libra ku të ardhurat do të shkonin drejt fondit të shërimit ndërsa për ditën e nesërme do shfaqej një film në teatrin e qytetit për të mbledhur të holla.

Sot, familja Ibrahimi dha lajmin se e bija e tyre nuk mund t’i bënte ballë sëmundjes dhe ndërroi jetë.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Tahiri i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre qytetarëve që ndihmuan familjen. Më poshtë shkrimi i plotë i këngëtarit. /Insajderi.com

“E dashura Valentina!

Engjull që na le duke pêrshpëritur pêr ty, duke u lutur për shpirtin tënd që të kthehesh shendosh e mirë në atdheun tënd!

Nganjeherë ia thonim edhe ndonje kënges me shoket e shoqet e tua, me shpresën se do të zgjohësh dhe do të na shikosh nga largë!

Shkove me sytë e tu të hapur, ku i kishe të ngulitur tek shtëpia, qyteti e Kosova yte!

Ne, do të kujtojmë sa të jetë jeta, dhe se gjithmonë do ta mendojmë këtë kohë sikurse je ende me ne, dhe e pa vdekshme se ti shkove në lulên e rinisë.

Nuk të njoha, por vdekja do të na njoftojë kur ne takohemi në rrugën tjetër të jetës, atje ku shpirti yt udhetoi sot.

U prehesh në paqe Tina e shoqerisë!

Tina e familjes!

I’u shprehi ngushëllime  të sinqerta familjes, dhe të gjithë atyre që u munduan ta shpëtojnë atë shpirtë!