Labit në zi, i vdes një person i afërt në familje

Labit në zi, i vdes një person i afërt në familje

Këngëtari, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur së në moshën 63 vjeçare ka vdekur xhaxhai i tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar së xhaxhai i tij, Eshref Tahiri ka vdekur të shtunën në spitalin e Baselit në Zvicër.

Labi ka kujtuar kohërat kur xhaxhai i tij vinte për pushime nga Zvicëra dhe gëzimin që përjetonte kur vinte ai.

“Axha, si shumë grabitqarë emigroi i ri para vitit 1990!Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj! Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numëronim ditët e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē madh ishin ato ditë, javë apo kohëra , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbet, që besa edhe kur vinte ndonjë kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja”, ka shkruar Labi.

Ai ka thënë se çdo gurbetqarë, na i ngrohte zemrat tona, dhe njëkohësisht na dhuronin edhe siguri ( psiqike), kur e dinim se e kemi dikën në gurbet e kujdeset për ne.

“Fëmijë të axhës, bashkëshortes dhe ju familje atje në gurbet, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e axhës”, ka shkruar në statusin e tij këngëtari nga Ferizaji.