Lady Gaga këngën e re e ka shkruar në një makinë shkrimi

Lady Gaga këngën e re e ka shkruar në një makinë shkrimi

Pop ylli Lady Gaga ka zbuluar se tekstin e  këngës së saj të re e ka shkruar në një makinë shkrimi.

Këngëtarja këtë e zbuloi për “Radio 1 e Breakfast Show”, duke shpjeguar se kjo ide ka ardhur nga producenti i saj Kevin Parker.

“Ai ka ardhur nga Australia me këtë ide vetëm për ne”, ka thënë Gaga.

“Unë shkruaj tekstin në një makinë shkrimi, Kevin luan në gitar ndërsa Mark ishte në bas”. Ka treguar ajo se si kishin filluar ta punoni këngën e saj të re e cila do të quhet “Perfect Iliuzion”.

Këngëtarja më herët kishte postuar disa foto, në rrjetin e saj Instagram, duke shkruar në një makinë shkrimi, por që nuk ishte e qartë nëse ajo e kishte përdoruar atë për të shkruar tekstin e këngës së saj. /Insajderi.com