Lady Gaga ka lansuar një video nga katalogu i albumit Chromatica me një film të shkurtër për 911.
Këngëtarja ka treguar që filmi është i bazuar nga një eksperiencë e para vdekjes.
Artistja është lavdëruar nga fansat e saj, për videon vizionare, të cilën ajo e quajti në Instagram si “poezia e dhimbjes”.
Në këtë video, Gaga zgjohet në një shkretëtirë, e veshur me një fustan kuq e bardhë dhe e rrethuar me një bicikletë të thyer dhe shega.
Ajo ndjek një kalorës të maskuar tek një tembull ku ajo këndon përderisa përënditë dhe përëndeshat performojnë ritual rreth trupit të saj.
“Armiku im më i madh jam unë, pije një 911”, thotë ajo përdërisa këndon duke vallëzuar në rërë.
Ajo zgjohet në fund për të parë që kishte përjetuar një halucinacion të shkaktuar nga një aksident që pothuajse i kishte marrë jetë.
“Filmi i shkurtër është shumë përsonal për mua, për përvojën time me shëndetin mental dhe për mënyrën se si realiteti dhe ëndrrat mund të ndërlidhen dhe të krijojnë heronjë brenda nesh dhe rreth nesh”, ka thënë ajo.
“Dua të falenderoj regjisorin Tarsem që ka ndarë një ide të vjetër me mua sepse e ka kuptuar jetën time”, ka përfunduar ajo./Insajderi.com