Lady Gaga përlotet teksa rrëfen dhunën seksuale që kishte përjetuar si 19-vjeçare

Lady Gaga përlotet teksa rrëfen dhunën seksuale që kishte përjetuar si 19-vjeçare

Revista amerikane, ELLE ka organizuar një ceremoni të veçantë të dedikuar për gratë.

Ngjarja është mbajtur në hotelin e njohur të Los Angelesit, “Four Seasons”, ku mes shumë yjeve të kinemasë së hollivudit mori pjesë dhe Lady Gaga.

Kjo e fundit ka folur edhe për filmin e fundit me aktorin e njohur, i cili kësaj radhe ishte në rolin e producentit, Bradley Cooper , “A Star Is Born”.

Këngëtarja mbajti një fjalim mjaft prekës kur foli për abuzimin seksual që kishte përjetuar në moshën 19-vjeçare.

“Pasi u sulmova seksualisht në moshën 19-vjeçare jeta më ndryshoi përgjithmonë, nuk i tregova askujt, ndihem e turpëruar për atë që më ka ndodhur, ka akoma ditë kur unë rri dhe mendoj që ishte faji im. Pasi ia tregova njerëzve të fuqishëm me qëllim që të më ndihmonin, askush nuk e bëri”, tha këngëtarja.

Ajo kishte veshur një kostum nga firma Mar Jacobs, e motivuar nga stilisti që mund ta bëj “të ndihet’ më mirë duke veshur një kostum burrash në vend të një fustani mbrëmjeje.

Ndryshe, Gaga tregoi ditë më parë që kishte kurorëzuar me fejesë lidhjen disavjeçare me Christian Carrinon.