Lady Gaga ka treguar se gjyshja e saj e ndihmoi të tejkalojë përvojën e të qenit e abuzuar seksualisht në adoleshencën e saj.
Këngëtarja u pyet në një intervistë për Oprah Winfrey se cili ishte personi që i kishte ndryshuar jetën.
Gaga tha se ai person ishte gjyshja e saj, që e inkurajoi “të bëj një ndryshim të madh në botë, pasi i kishte treguar një artiste grua që po performonte në MTV”.
“Disa kohë pasi përjetova dhunën seksuale, qaja në divan për ditë me radhë”, tha ajo. Eventualisht, ajo kishte ndezur televizionin në kanalin e MTV ku po performonte një artiste grua. “Po të lë të qash deri në fund të ditës, por nga nesër do të ngrihesh dhe të punosh për të bërë një ndryshim në botë. Nuk ka më lot, prej nesër”, kishte thënë gjyshja e saj.
Gaga ka treguar edhe më parë që ajo ishte dhunuar vazhdueshëm si adoleshente, e si pasojë kishte përjetuar PTSD dhe fibromyalgia./Insajderi.com