Lady Gaga është fokusuar me mish e me shpirt të ndihmojë të gjithë personat që humbën shtëpitë e tyrë si pasojë e zjarrit në Kaliforni. Këngëtarja e hitit “Pokerface” ka vizituar një nga qendrat ku ata po strehohen dhe nuk ngurroi t’u jepte kurajo.
“Unë e di që ne nuk e njohim njëri-tjetrin, por unë ju dua shumë. Kjo është një gjendje emergjence dhe duhet të dini se nuk jeni vetëm” – tha Lady Gaga, e cila braktisi shtëpinë e saj disa orë përpara se zjarri të përhapej.
Ndër të tjera, këngëtarja theksoi se ata duhet të kujdesen edhe për shëndetin mendor, pasi kur të mësojnë se çfarë mund të kenë humbur do të ishte fatale.
“Mos u shqetësoni se çfarë latë pas! E rëndësishme është se jemi të gjithë këtu. Nëse nuk ndiheni mirë, flisni me dikë që keni pranë. Rrëfeni historinë tuaj dhe lëreni t’ju dëgjojnë. Le të lutemi të gjithë bashkë dhe të kemi besim” – tha këngëtarja/Insajderi.com