Më shpejt se ç’prisnim. Bashkëpunimi i Kidës me reperin e njohur gjerman, është gati, njofton Insajderi.
Orhidea Latifi bashkë me reperin Hussein Akkouche, i njohur si Samra, kanë xhiruar klipin në Dubai, ndërsa ka mbetur edhe pak kohë deri te publikimi i projektit.
Kida ka ndarë një imazh të ri krah reperi në Instagram duke thënë se projekti vjen më shpejt se që e mendoni.
Të shumta kanë qenë komentet e fansave të saj duke shprehur gëzim për këtë lajm të ri.
Kida është një ndër këngëtaret më të pëlqyera në Shqipëri e Kosovë. Projektet e saj unike gjithmonë pëlqehen nga publiku, duke marrë kështu miliona klikime në platforma digjitale./Insajderi.com