Lampard është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Chelsea për shkarkimin e tij, raporton Goal, transmeton Insajderi.
“Nuk m’u dha mundësia ta çuar Chelsea përpara”, tha ai.
Legjenda e klubit është shkarkuar pas pesë humbje në tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara në Premier League.
Ai qëndroi në Chelsea 18 muaj si trajner dhe arriti ta kualifikonte ekipin në Ligën e Kampioneve.
Pronari i Chelseait, Roman Abramovich, kishte deklaruar se vendimi për shkarkimin e tij “ishte shumë i vështirë”. /Insajderi.com