fbpx

Lamtumirë lëvizjes sezonale të akrepave të orës?

Sot përfundon anketa e BE e cila duhet të jep përgjigje për atë se çfarë mendojnë për këtë qytetarët e Evropës, shkruan Deutsche Welle.

Lamtumirë lëvizjes sezonale të akrepave të orës?

Gati është e sigurt se lëvizja e akrepave të orës do të shfuqizohet, por se nuk dihet kur.

Bashkimi Evropian i ka pyetur qytetarët e vet në mes të verës së nxehtë se a dëshirojnë ta mbajnë kalimin prej llogaritjes verore të kohës në atë dimërore, dhe nëse duan, cilën llogaritje dëshirojnë ta mbajnë – atë verore apo dimërore.

Shumica e qytetarëve të Bashkimit Evropian e kanë pranuar duar hapur këtë ide. Rreth dy milionë prej tyre janë kyçur në debatin online nëpër faqet e Komisionit Evropian i cili debat filloi më 4 korrik dhe përfundon sot më 16 gusht. A është ky fillimi i epokës së re?

Mirëpo rruga deri në ndryshim është i gjatë. Sidomos kur bëhet fjalë për BE. Vlerësimi i rezultateve të hulumtimeve do të zgjasë, ka porositur zyra e Komisionit Evropian në Berlin. Pastaj, edhe ekspertët duhet të japin mendimin e tyre para se Komisioni Evropian ta bëjë rekomandimin, transmeton Insajderi.com.

Qysh tani është e qartë se ndryshimi i llogaritjes së kohës në ritmin gjashtëmujor nuk po e plotëson qëllimin për çfarë është futur. Kursimi i energjisë është i papërfillshëm, pranon Komisioni Evropian. Në vend të kësaj, goditja e drejtpërdrejtë në bioritmin e qytetarëve shkakton vështirësi me gjumë, nervozizëm dhe probleme me përqendrim.

Pyetja e dytë është se a do të mbetemi përgjithmonë në llogaritje verore apo dimërore të kohës? Përgjigja nuk është e lehtë. Si konfirmim të asaj se është më mirë llogaritja verore është se një orë e dritës së diellit më shumë mundëson më shumë kohë për punë në fushë. Nxënësit dhe punëtorët ishin kthyer në shtëpi ende me dritë, ndërsa garat sportive kishin mundur të mbahen më vonë.

E gjithë BE i lëvizë akrepat qysh nga viti 1996, ndërsa në Gjermani llogaritja verore e kohës është futur qysh në vitin 1980. Prej atëherë të dielën e fundit të marsit akrepat lëvizin një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit një orë mbrapa./Insajderi.com.