Mamaja e këngëtares Xhesika Polo, njëherazi edhe motra e këngëtares së njohur Valbona Mema është ndarë nga jeta ditën e djeshme.
Lajmin e zi e kanë dhënë vetë në rrjetet sociale dy këngëtaret.
Xhesika me një postim në Instastory shkruan se sot ajo do përcillet për në banesën e fundit.
Ndërsa Valbona Mema në një postim në Facebook ka publikuar foto me motrën e saj të ndjerë e shkruan: “Lamtumirë motra ime e shtrenjtë, qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”.