![Lana Del Rey “sulmohet nga fansi i çmendur” [VIDEO]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/02/lana.jpg)
Këngëtarja e famshme Lana Del Rey ka shqetësuar fansat pasi ajo duket të jetë sulmuar nga një fans i çmendur natën e kaluar.
Një video e marrë nga një koncert në Antverpen tregon një njeri duke u hedhur nga audienca në drejtim të skenës ku ndodhej këngëtarja.
Individi u pa në mënyrë dramatike duke kërcyer në ajër në videon e shkurtër, transmeton ksp.
Kjo ka shkaktuar shqetësimin e fansave, të cilët nxituan në Twitter për të pyetur nëse Lana ishte “në rregull”.
Zëdhënësi i këngëtares nuk ka komentuar rastin, ndërkohë që bëhet e ditur se këngëtarja është mirë.