Këngën “I’m a mess”, Bebe Rexha e kishte publikuar si audio ditë më parë.
Ndërsa tani, ajo ia ka bashkangjitur edhe klipin në të cilin shfaqet mjaft atraktive dhe energjike, shkruan lajmi net.
Këtë e kishte paralajmëruar më parë përmes rrjeteve sociale, ku tha se ka disa elemente nga personaliteti i saj në përditshmëri.
Këngëtarja shqiptare shquhet për stilin e veçantë që e ka shfaqë edhe në videoklipin që ua sjellim më poshtë.
Ndërsa, ‘I’m a mess’ e lansuar para një muaji numëron 45 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube.