Aktorja Arta Dobroshi, është nga të famshmet me prezencë më të rrallë në media sociale, njofton Insajderi.
Kështu u desh rikthimi i ushtarakut britanik Martin Browning pas 21 vjetësh në Kosovë, për të na kumtuar lajmin se aktorja është në pritje të ëmbël.
Të gjithë periudhën e shtatzënisë së saj ajo mbajti larg syve të publikut, madje as bashkëshorti i saj Shkumbin Jakupi nuk ndau asgjë në rrjetet e tij sociale.
Ishte një nga klinikat private të kryeqytetit që ndanë një foto të Artës me të porsalindurin në duar krah Shkumbinit, duke konfirmuar kështu që çifti u bënë prindër për herë të parë.
Çifti mirëpritën në jetë një foshnje djalë që i lanë emrin Tom Engjëll Jakupi. Qoftë me jetë të gjatë! /Insajderi.com