Largimi i Anës nga “Për‘puthen” bëri që Instagrami i saj të ‘shpërthejë’

Largimi i Anës nga “Për‘puthen” bëri që Instagrami i saj të ‘shpërthejë’

Një nga konkurrentet më të diskutuara Ana, ka dy puntata që nuk po paraqitet në emision që nga larigimi i befasishëm nga studio të premten që lamë pas, njofton Insajderi.

Pak para se të largohej nga emisioni me të katërta, ajo i dha një shuplakë edhe interesit të saj romantik, Fatjonit, gjë e cila shkaktoi bujë në rrjete sociale.

Ndërkohë, i gjithë ky kuriozitet nga ndjekësit, bëri që numëruesi i ndjekësve në llogarinë e saj në Instagram të rritej deri 310 mijë ndjekës duke lënë pas ish-konkurrenten Shqipe Hysenaj, e cila numëron mbi 263 mijë ndjekës.

Momentalisht, Ana është konkurrentja e “Përputhen” më e ndjekura në rrjetin social, Instagram.

Kujtojmë se largimi i Anës nga formati erdhi pas takimit të Melisës me Fatjonin. Ajo nuk komentoi shumë mbi emisionin, por përfundoi duke thënë se Melisa u trajtua si një ‘objekt seksi’ nga Fatjoni, gjë që shkaktoi shumë zhurmë në studio.

Ndër të tjera, ajo  kishte shkruar edhe një ese të gjatë me kritika për Fatjonin që do i lexonte live në emision, por për shkak të kohës televizive iu kërkua nga produksioni që ajo ta lexonte të hënën, pra dje.

Gjatë ditës së djeshme në nisje të emisionit, moderatorja Bora Zemani tha se Ana nuk ishte paraqitur qe të bëhej gati për studio, sado që produksioni provoi çdo formë që të komunikonin me të. Madje edhe në darkën e organizuar për konkurrentët, ajo nuk erdhi.

Fatjoni këtë të hënë, tha se nuk e justifikonte veprimin e saj dhe se e respekton Anën si individ por shtoi se nuk ka shkuar në emision për të, por për të gjitha vajzat.

Se çfarë do të ndodhë më tej, citojmë një nga frazat më të famshme në studio, “mbetet për t’u parë”. /Insajderi.com