Larry King po vajton për vdekjen e dy fëmijëve të tij, Andy dhe Chaia King, të cilët vdiqën brenda disa javësh, njofton Insajderi.
Prezantuesi i famshëm, 86 vjeçar, ndau lajmin për të dy vdekjet njëkohësisht në një njoftim natën e së shtunës. Andy, 65 vjeçar, vdiq “papritur nga një sulm në zemër më 28 korrik” dhe Chaia, 51 vjeçare, “ndërroi jetë më 20 gusht, vetëm një kohë të shkurtër pasi u diagnostikua me kancer në mushkëri”.
“Me trishtim të madh dhe zemër e thyer, konfirmoj humbjen e fundit të dy fëmijëve të mi, Andy King dhe Chaia King,” shkroi ai. “Të dy ishin shpirtra të mirë dhe të dashur dhe do të mungojnë shumë”.
“Humbja e tyre është e paimagjinueshme”, shtoi King në postimin e tij të shtunën. “Asnjë prind nuk duhet të varrosë një fëmijë. Familja ime dhe unë ju falënderoj për ngushëllimet. Në këtë moment, na duhet pak kohë dhe privatësi për t’u shëruar. Ju falënderoj që e respektuat këtë”.
Andi dhe Chaia ishin dy nga pesë fëmijët e King, të dy me ish-bashkëshorten, Alene Akins, e cila vdiq në vitin 2017. King adoptoi djalin e Akins, Andy pasi çifti u martua në 1961 (prezantuesi ishte martuar tetë herë me shtatë gra). /Insajderi.com