Lazanjë shtëpie me mish të grirë dhe perime

Lazanjë shtëpie me mish të grirë dhe perime

Për të gjithë adhuruesit e kuzhinës italiane, një recetë për lazanjë shtëpie me mish të grirë dhe perime.

Përbërësit:

4 lugë vaj ulliri
4 celer
2 karrota
1 qepë
2 thelpinj hudhër
Një tufë rozmarinë
700 gr. Mish të grirë
1 gotë verë të kuqe (750 ml)
400 gr. Pure domatesh (2 konzerva)
200 ml supë viçi
Kripë
Piper i bluar
Për salcën beshamel:
1 litër qumësht
2 gjethe dafine
¼ e qepës
Pak arrë moskate
50 gr. Gjalpë
50 gr. Miell
Paketim i pastave për lazanjë
125 gr. Djath mocarela
Parmezan i grimcuar
Piper i zi
2 lugë gjalpë

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 180 gradë.

Për përgatitjen e salcës fillestare ngrohni vajin e ullirit, hidhni celerin e grirë, karrotat dhe qepën. Gatuani rreth 15 minuta derisa masa të zbutet dhe fitojë ngjyrë të artë. Shtoni rozmarinën dhe hudhrën e grirë dhe vazhdoni edhe pak me fërgimin.

Shtoni mishin e bluar deri sa të avullohet tërë uji nga tigani.

Shtoni sasinë e verës rreth 400 ml dhe përzieni mirë, lëreni në ngrohje për rreth 45 minuta.

Pasi të largohet sasia e alkoholit nga vera, shtoni supën e viçit dhe purenë e domateve. Lëreni të përgatitet për rreth 2 orë. Shtoni kripë dhe biber sipas nevojës dhe shijes.

Për salcën beshamel, hidhni qumështin në tenxhere, shtoni gjethet dafine, qepën e grirë imët dhe spërkatni pak me arrë moskate. Lëreni që të vlojë.

Në një enë tjetër, shkrini gjalpin dhe shtoni miellin. Përzieni mirë rreth 2 minuta. Largoni qumështin nga ngrohja dhe gradualisht shtoni sasinë e miellit me përzierje të vazhdueshme, shkruan femra.net

Pastën e lazanjave zieni në ujë të kripur për rreth 3 minuta. Në fundin e enës ku do të renditni pastën e lazanjës, hidhni pak salcë beshamel, më pas renditni koret, pastaj parmezan dhe mocarelën e prerë në copa të vogla, shtoni kripë dhe biber e më pas mishin. Përsëritni procedurën deri në përfundim të përbërësve. Në fund, në krye shtoni disa copëza gjalpë dhe pjekni në furrë për rreth 30 minuta./femra.net/