Njëra ndër personazhet më të pëlqyera në formatin ‘Përputhen’ të sezonit të kaluar ishte Lediana Prenga.
Ajo ka dalur çifte nga emisioni së bashku me ish-konkurrentin, Mevlan Shaba, por që lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë.
Të dielën në emisionin ‘Kosovë Show’ ajo dha komente për kosovarët dhe sa se do të mund të jetonte në Kosovë.
“Njerëzit më pëlqejnë më shumë. Janë shumë të sjellshëm, të komunikuar dhe diçka ndryshe nga që rastis atje sidomos tek femrat shqiptare është se këtu të komplimentojnë më tepër. Dmth, në momentin që të shikojnë habiten, gëzohen tepër edhe wow sa bukur po dukesh. Gjithashtu më shumë më komplimentojnë femrat së sa meshkujt. Këtu sheh një frymë më dashamirëse sesa atje në Shqipëri” përfundoi ajo.
Në anën tjetër, autorja e emisionit, Olsa Muhameti ka thënë së i ka bërë një ftesë Mevlanit dhe Ledianës që ta kenë një përballje, por që nuk dihet a do të ndodhë.
Në lidhje më këtë dyshja në fjalë nuk janë deklaruar nëse do të jenë pjesë e përballje në prime./Insajderi.com